Home KRYESORE Rama: Mjekët e rinj po shkojnë të punojnë në rrethe, komentuesit: Boll...

Rama: Mjekët e rinj po shkojnë të punojnë në rrethe, komentuesit: Boll se u bëre bozë, as Spiropali…

Kryeministri Rama përmes një videoje ka paraqitur sot shembullin e mjekut Alban Haxhi i sapo diplomuar ne toksikologji klinike, banor i Tiranës, i cili zgjodhi të punojë në Shkodër.

Mesazhi i Ramës: “Mirëmëngjes dhe me shembullin e Dr. Albanit, një nga 37 mjekët e rinj specialistë që në vend të kryeqytetit kanë zgjedhur të punojnë në spitalet rajonale të vendit, ju uroj një ditë të mbarë. Punësimi i 300 mjekëve të rinj deri vitin tjetër në mbarë vendin, do të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit e cilësisë së shërbimeve të specializuara që ofrohen për qytetarët në të gjitha spitalet tona”.

Por të shumtë janë qytetarët që i vënë në pah kryeministrit problemet reale në spitalet tona, ndërsa ka edhe mosbesues mes tyre. Njëri prej komentuesve shkruan: Boll se me këtë shifrën 300 të punësuar, s’të beson as Elisa Spiropali! Po kështu një komentuesi i thotë se punësimet në shtet, bëhen përmes rryshfetit. Deri më tani Kryeministri nuk u ka kthyer përgjigje.

Ja disa prej komenteve në facebook-un e Ramës:

Artan Hysi O po leri se copa jane spitalet ngado qe shkon korrupsion vetem, ne nje vend si ky joni ku ligji nuk zbatohet per te gjithe njelloj ka mare fund cdo gje per oligarket nuk ka ligj , per 1 biznes te vogel eshte shum i forte ligji meru pak me fushen e hidrokarbureve se eshte pertoke, megjithese flitet se shume politikane kane aksione ne keto kompani dhe si luan kush

Zyfer Rusi Sadiku Ke deshtuar totalish je ra ne kategorin e PDs ata per serb e ty per grek e turq te lutem mos permend ma rilindasit tan se I bere ne nivelin qe ke ra turp

Genti Ilnica
 Nderroje nganjehere kete shifren 300, se e bere boze, as spiropali nuk te beson me kur thua 300 aq e kaq

Joni Ida Dani Po ne te tjeret qe keni 10 vjet qe kemi mbaruar shkollen dhe sjemi ne pune sepse skemi 4000 € si tia bejme?

Sokol Nallbani Shiko spitalin ne Durres eshte bo sikur po hyn ne plehra./opinion.al

Share: