‘Judicial Watch’ publikoi dokumente për shpërdorimin e fondeve amerikane për të financuar organizatat e Soros në Shqipëri. Dokumentet e reja tregojnë se fondet e USAID-it u kaluan përmes projektit të Shoqërisë Civile të Agjencisë për të mbështetur fondacionet e krahut të majtë në Shqipëri, veçanërisht përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh mbi drejtësinë.
Thuhet se USAID ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të gjithë”, e cila mbikëqyret nga “East Ëest Management Institute” i Sorosit. Pas këtij skandali ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili thotë se sot “Kryeministri është edhe Polic, edhe Prokuror edhe Gjykatës!
Ai të gjykon dhe dënon! Gjykata vetëm zbardh vendimet e Tij!”
Deklarata e plotë e Manjanit në facebook
Nuk ka shumë rëndësi sa para dhe a u harxhuan me Sorosin apo jo! Ky mund të jetë një argument plus, por jo thelbësor.
Rëndësi ka konstatimi që drejtësia ju dorëzua haptazi qeverisë! Ky është thelbi i problemit.
Të gjithë njerëzit dhe peshqit po e shohin qartë dhe çdo ditë këtë gjë!
Kryeministri është edhe Polic, edhe Prokuror edhe Gjykatës!
Ai të gjykon dhe dënon! Gjykata vetëm zbardh vendimet e Tij!
Prokurorët nxisin “gjyqe popullore” duke ekspozuar përgjime dhe thashetheme nëpër Ambasada dhe studio televizive!
Ndërkohë që belbëzojnë pa prova para gjykatës, të sigurtë që kjo e fundit vepron me urdhër ose presion!
Kjo nuk është drejtësi por poshtërsi!
Kush nuk e sheh këtë fakt, ka problem me sistemin demokratik!