Home KRYESORE Statuti i PD, Tritan Shehu: Të forcohet roli i anëtarit dhe mendimi...

Statuti i PD, Tritan Shehu: Të forcohet roli i anëtarit dhe mendimi ndryshe

Pas debateve në Partinë Demokratike për ndryshimet statutore dhe për zgjedhjet në këtë forcë politike, ish Ministri i jashtëm dhe një nga ish drejtuesit kryesore të kesaj partie Tritan Shehu është shprehur se kolona kryesore e ndryshimit statuor të PD është të forcohet roli i anëtarit të PD dhe mendimit ndryshe.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Shehu i bëri edhe njëherë thirrje të gjithë të pakënaqurve të PD që të bashkohen me këtë forcë politike, pasi në të ka vend për të gjithë.

Ne kemi kongresin në datën 28, kongres i cili do ti dedikohet ndryshimeve statuore. Ndryshimet staturore synojnë që të forcojnë disa elementë të rëndësishëm në PD që lidhen me demokracinë e brendshme në këtë forcë politike dhe me hapjen e mëtejshme të PD ndaj gjithëkujt i cili edhe duke pasur obiksjone të ndryshme, edhe mendime deri diku të ndryshme brenda programit tonë do të jetë pjesë e kësaj njësie jonë politike. Kolona është kjo: Të forcojmë rolin e anëtarit të PD, të thellojmë rolin e anëtarit të PD si baza i demokracisë së brendshme në parti, si baza themeli i lëvizjeve të mëdhaja të PD dhe i forcës së PD. Së dyti të forcohen elementët organizativë të PD, së treti të forcohen hapësirat për diversitetin e mendimeve, opinioneve brenda PD. Pra këto ishin tre kolonat. Mendime mund të ketë, unë e konsideroj normale që në një forcë politike të ketë mendime të ndryshme, të ketë kritika. Unë do të isha i shqetësuar nëse nuk do kishte të tilla gjëra, por unë shpresoj që pavarësisht nga mendimet ndryshe që mund të kenë kolegët të vazhdojnë të jenë pjesë e PD-së, sepse PD është një parti shumë e madhe që ka hapësirë për të gjithë, ka vende për të gjithë, ka hapësirë për ndihmë dhe kontributin e të gjithëve pavarësisht nëse je apo nuk je deputet. Ka hapësirë për të shfaqur mendimet dhe për të qenë pjesë e kësaj në ndryshimet e domosdoshme politike që kërkon vendi. Deklaroi ish ministri Shehu.

Share: