Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dënuar sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri. Në një reagim në twitter, Trump fajëson Rusinë dhe presidentin Puntin por edhe Iranin për mbështetjen që i kanë dhënë regjimit të Assad.
Ai paralajmëroi se Rusia dhe Irani do të paguajnë këtë çmim, ndërsa e quan “kafshë” presidentin sirian.
“Shumë të vdekur, duke përfshirë gra dhe fëmijë në sulmin me armë kimike. Zona e mizorive është e bllokuar dhe rrethohet nga ushtria sirianë duke e bërë të paarritshme për botën e jashtme. Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e kafshës Asad“,-shkruan Trump në twitter.
Ai gjithashtu vuri në dukje trajtimin e ish-presidentit Barak Obama për konfliktin civil sirian dhe dështimin e tij për të përballua pasi vendosi një “vijë të kuqe” mbi përdorimin e armëve kimike.
Të paktën 70 persona humbën jetën nga një sulm i dyshuar kimik në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutan Lindore të Sirisë.