Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të enjten në darkë, në një hyrje live në emisionin ‘Opinion’, është shprehur se prej gjashtë muajsh po i bëhet gjyqi politik, ndërsa ka heshtur në respekt të drejtësisë.
Tahiri është shfaqur i nervozuar dhe tha se tashmë ka ardhur koha për të folur, pasi beson në vërtetësinë e fakteve. Sërish ish-ministri i Brendshëm ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke iu referuar togfjalëshit të sotëm “bir k**ve”.
“Unë se kuptoj se pse hidhni fajin në arsyen se pse unë shkoj në Kuvend apo kam kërcënuar Edi ramën. Pasi unë nuk e kam në kulturë një gjë të tillë. Është e drejta ime që të marrë fjalën time për të gjithë këta muaj që kam qëndruar në heshtje. Unë do vazhdoj të dëgjoj, siç kam dëgjuar Lulin dhe Saliun. Për hir të respektit të drejtësisë, pasi unë jam nën hetim. Por kjo nuk do të thotë se saliu dhe luli do më bëjnë gjyqin moral. Unë kam të drejtën time të flas dhe kam bërë vetëm kaq.
Nëse unë jam një bir nëne që kam gjashtë muaj që duroi lloj lloj akuzash dhe shpifje në kurrizin tim. Ndërsa nga ana tjetër ka shumë lloj-lloj bij kurvash, në daç, po ta them që vuajnë varfërinë e këtij vendi”, u shpreh Tahiri./Opinion.al