Home Gjeo-Ekonomia TE DEBATOJME MBI RRITJEN EKONOMIKE DHE KLIMEN E INVESTIMEVE

TE DEBATOJME MBI RRITJEN EKONOMIKE DHE KLIMEN E INVESTIMEVE

Nga Zef Preci

Qysh ne fundin e viteve 1980 pikepamja kryesore qe ka dominuar mendimin ekonomik te shprehur ne raportet e Bankes Boterore ka qene se ndermarrja e politikave perkatese mbeten mjeti kryesor nxites per per nje performance te mire ne rritjen ekonomike.

Thelbi i kesaj pikepamjeje mbetet fakti se pavaresisht pozites gjeografike qe ka nje vend i caktuar, apo nivelit te zhvillimit ekonomik ne nje moment te dhene, ndermarrja e nje pakete te pershtatshme politikash me synim rritjen ekonomike lidhet ngushte me liberalizimin e tregtise dhe konkurrencen, me privatizimin e ndermarrjeve prone shteterore dhe mbajtjen e mjedis makro-ekonomik stabel. Eshte interesante te vihet ne dukje se prej asaj kohe, nje rendesi e vecante u jepej ceshtjeve te tilla si mbrojtja e te drejtave te prones si dhe zbatimi rigoroz i detyrimeve kontraktuale.

Ne rastin e ekonomise shqiptare, pertej arritjeve te periudhes 2000-2008 ne rritjen ekonomike apo ne deshtetezimin e ekonomise se trasheguar nga sistemi socialist, per fat te keq, edhe mbas gati tre dekadash qe nga ndryshimet sistemike te vitit 1991-1992, perseri keto premisa baze per nje rritje ekonomike te qendrueshme mbeten problematike edhe sot e kesaj dite.

Keshtu, duke gjykuar mbi politikat e qeverise shqiptare gjate pese viteve te fundit ne financimin e investimeve pulbike vihet re prirja e kundert e periudhes se rritjes se shpejte te ekonomise se vendit. Dmth ne vend qe te permiresohej mbikqyrja e tregjeve dhe te konsolidohej keshtu liberalizimi ekonomik, gjate kesaj periudhe gradualisht shfaqet nje situate ne te cilen “monopolet qe krijohen me ligj” mbi bazen e ofertave te pakerkuara ne sektoret jetike te sherbimeve publike duke perfshire infrastrukturen publike te shendetesise, arsimit, transportit, etj.

Te tilla jane koncesionet apo te ashtuquajturit “partneritete pulbike-private”. Gjate se njejtes periudhe eshte shfaqur edhe fenomeni i zgjerimit te pranise se kompanive te llojit “off-shore” dhe per rrjedhoje pervec faktit se kompani te njohura me emer nderkombetar (brand names) jane larguar apo i qendrojne larg vendit tone, edhe perfitimet e ekonomise sone kombetare nga asete publike strategjike te tilla si nafta, mineralet (sektore keto qe po ju nenshtrohen nje shfrytezimi agresiv me pasoja ambjentale dhe ekonomike, etj.) jane minimale ne te adhurat buxhetore.

Kjo eshte aq e vertete sa sot mund te pohohet se me shume se gjysma e kompanive te huaja qe operojne ne sektoret strategjike te ekonomise shqiptare jane kompani ‘off-shore” dhe kjo ndodh ne nje kohe kur BE ka amenduar kuadrin e vet ligjor dhe institucional per parandalimin e perfshirjes se tyre ne veprimtarine ekonomike te vendeve antare per shkak te evazionit dhe te problemeve te tjera duke perfshire edhe korrupsionin e zyrtareve te larte vendim-marres dhe perfshirjes se parave te pista me jeten politike te vendeve te vecante.

Gjate kesaj periudhe, ne ekonomine shqiptare ka ndodhur edhe fenomeni i penetrimit te shpejte te kapitalit kinez nepermjet blerjes se aksioneve te kompanive te vendeve perendimore – edhe konpanite kineze jane kompani “off-shore” gjithashtu. Dmth disa kompani apo konsorciume me emer tashme jane larguar nga nga vendi.

Nje tipar tjeter i ketij lloj zhvillimi, qe ne fakt nuk sjell rritjen ekonomike dhe qendrueshmerine makro-ekonomike te deshiruar, eshte edhe fakti se perfshirja e kapitalit te huaj lidhet vetem me shfrytezimin e aseteve natyrore strategjike te vendit si burim lendesh te para dhe fuqine puntore relativisht te lire te vendit. Per rrjedhoje, ekonomia shqiptare vazhdon te mbetet njelloj ekonomie e tipit post-kolonial dhe rritja ekonomike e saj nuk krijon mundesi per te zgjeruar numrin e vendeve te reja te punes si dhe per te rritur pjesmarrjen ne pune te fuqise puntore te re dhe te kualifikuar dhe per rritjen pagave te punes ne kembim te nje rendimenti shoqeror pune me te larte te saj.

Ketu gjendet edhe shpjegimi kryesor per braktisjen vendit nga disa qindra e mijera vete gjate 4-5 viteve te fundit. Pra ekonomia shqiptare, edhe pse eshte futur ne nje trend rrites te saj, nuk absorbon dot fuqine puntore te vendit dhe se papunesia nder te rinjte e shkolluar mbetet rreth dy here me e larte se mesatarja e vendit.

Nderkaq largimi i nje numri investitoresh potenciale nga vendi yne, sic ishte edhe rasti fatkeq i nje investitori te lincuar publikisht edhe fizikisht qe pritej te investonte ne Gjirin e Lalezit disa qindra miliona Euro, te con ne perfundimin se gjate dekades se fundit ne xhepat e eksponenteve te krimit te organizuar jane grumbulluar shuma te medha monetare, eshte rritur ndikimi i ketij segmenti te krimit mbi vendim-marrjen dhe ligje-berjen e vendit dhe se oligarkia vendase eshte ne kerkim te sferave te investimeve prej nga mund te legjitimoje burimet e veta te kapitalit, madje edhe t’i shtoje ato permes shnderrimit ne borxh publik per periudhat e ardhshme per shkak te investimeve ne infrastrukturen publike.

Ndoshta kjo eshte edhe aresyeja kryesore per FMN ne Deklaraten e vet te perpara pak javeve i kerkoi qeverise pezullimin e partneriteteve publike-private si dhe heqjen dore nga pranimi i “ofertave te pakerkuara” (ne fakt ato jane me te kerkuarat per shkak te fitimeve monopol dhe te “pushtimit” de facto te tregjeve te caktuara si burime te pasurimit afagjate dhe pa konkurrence..).

Personalisht e shoh te dobishem kete rekomandim si dhe pezullimin per kete shkak edhe te programit te investimeve publike me perfshirjen e kapitalit privat te njohur si “Programi 1 Miliarde Euro” duke mbrojtur keshtu interesat afatgjate te ekonomise sone kombetare nga agresioni i oligarkise si dhe nga rritja e pakontrolluar e borxhit publik ne te ardhmen, pa folur per deformimet ne tregje dhe rritjen e ndikimit ne proceset demokratike te parave te pista, sidmos ato qe jane akumuluar nga kultivimi, perpunimit, tregtimi dhe eksporti i canabiss sativa posacerisht gjate vitit 2016 dhe drogave te forta ne periudhen e mevonshme.

Studimet dhe raportet e institucioneve nderkombetare si dhe analizat tona mbi problemet e klimes se biznesit dhe te investimeve ne vendin tone tregojne se problemet qe lidhen me ceshtjet e pronesise mbi token dhe permbushja e detyrimeve kontraktuale jane nder pengesat me serioze te investimeve ne vend.

Ne vleresimin tim, eshte tejet paradoksale qe nga njera ane me amendimet ne ligjin per investimet strategjike zgjerohet sfera e investimeve private me lehtesira shteterore duke perfshire deri edhe ne perpunimin e mbetjeve urbane, dhe nga ana tjeter qeveria nxitoi te pezullonte zbatimin e Ligjit 7501 “Mbi token” dhe procesi i legalizimit vazhdon te “prodhoje” pronare ndersa pronaret e meparshem qe ju eshte zene toka kompensohen me fonde buxhetore.

Kjo situate nuk premton asgje te mire per investitoret dhe cfaredo justifikimi per veprimet anti-kushtetuese te pezullimit te zbatimit te ligjit ne fjale vetem se ushqen propaganden duke i hedhur opinionit publik emra nepunesish te korruptuar dhe abuzues me pushtetin, por nuk sjell dot investitoret e shumekerkuar.

Nuk perjashtohet edhe mundesia, qe sic tregojne edhe disa prej denoncimeve te koheve te fundit ne shtyp, zyrtare dhe ish-zyrtare te larte, duke perfshire edhe deputete te Kuvendit te Shqiperise, te jene pjese e ketij procesi te ndarjes dhe rindarjes me forcen e pushtetit te aseteve private ne bregdetin e vendit ne emer te favorizmit te “investitoreve strategjike”, gje qe komprometon edhe qellimin e mire te deklaruar nga qeveria per “vendosje rregulli” ne kete sektor.

E nese kjo ka ndodhur dhe po ndodh me pronesine mbi token, eshte veshtire te mendohet se investitoret, sidomos ata qe sjellin teknologji dhe menaxhim bashkohor, qe hapin vende pune dhe qe kontribuojne qe ekonomia jone kombetare te kete prodhim vendas dhe te behet me konkurruese, do te shkelin ne vendin tone.

Share: