Home Gjeo-Ekonomia Turp i madh! Prodhimet hidhen në kanal, fermerët e Lushnjës: S’ka treg

Turp i madh! Prodhimet hidhen në kanal, fermerët e Lushnjës: S’ka treg

Jo gjithçka shkon mirë për fermerët e Lushnjes. Me muaj të tërë ata mundohen të kultivojnë produkte të ndryshme me shpresën se do t’i shesin, por tregu iu shkatërron çdo plan per shkak të çmimeve të ulëta. Në lushnjë fermerët tregojnë se prodhimet e tyre po i hedhin sepse tokat ju duhen për mbjelljet e reja.

Carli Stopani nga fshati Stan Karbunar i Lushnjes, pas kthimit nga emigracioni nuk gjeti dot punë, ndaj çdo ditë del të shesë perime në rrugë. Por si ai ka shumë fermerë që kanë mbjellë presh e në fund të një dite të lodhshme, perimet që nuk i ka shitur dot as me 20 lek kilogrami, e hedh në kanal.

“Nuk ka treg me asnjë lloj produkti. E dimë që jemi burim aksidenti, por s’kemi ç’bëjmë rrimë në rrugë”, thotë Stopani.

Kujtim Çela nga fshati Qerret thotë se ka mbjellë 4 dynym tokë me presh, por tani po përgatitet ta plugojë token me gjithë prodhime.

“Shpenzimet kanë shkuar 1,5 milionë lek, por ska treg”, thotë Kujtim Çela.

Ferit Xhafa thotë se ka shitur një sasi të papërfillshme nga 1.5 dynymët e mbjella.

“Dal në orën 07:00 dhe përfundoj në shpi në 19:00. 4 mijë lekë, e shumta 5 mijë lek dita bëj”, thotë ai.

Sipas drejtorisë së Bujqësisë në Lushnjë kjo situatë është pasojë e shtimit të sipërfaqeve të mbjellë me këtë kulturë bujqësore si dhe e uljes së kërkesës.

Derisa të rregullohen problemet me tregun, hedhjet e prodhimeve në kanal do të përsëriten çdo pranvere me presh e lakër, ndërsa në vjeshtë vendin e tyre ne kanal e zënë pirgjet me domate e kastravecë të kalbur./TopChannel

Share: