Home KRYESORE Histori e Re mes dy Koreve, Kim Jong-Un takohet me Moon Jea-In....

Histori e Re mes dy Koreve, Kim Jong-Un takohet me Moon Jea-In. Manifestime paqeje te HWPL

Kim Jong-un ka premtuar një “histori të re” në marrëdhëniet me fqinjin e tij kur ai u bë udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut, i cili shkeli në Korenë e Jugut që nga fundi i Luftës së Koresë në vitin 1953.

Në një moment madhështie, kreu i Koresë së Jugut Moon dhe Kim i dhanë dorën njëri-tjetrit në kufi. Kim tha se ishte “pika e fillimit” për paqen, pasi po kalonte vijën ushtarake që ndan gadishullin.

Takimi vjen vetëm muaj pas retorikës për luftë nga Koreja e Veriut. Për pjesën më të madhe të asaj që do të flitet në samit është rënë dakord paraprakisht, por shumë analistë mbeten skeptikë për entuziazmin e dukshëm të Koresë së Veriut.

Nderkohe organizata nderkombetare e Paqes HWPL ka organizuar takime masive ne mbeshtetje te Paqes midis dy Koreve, por edhe ne mbare boten kunder konflikteve te ndryshme.

HWPL po kryen projekte globale për të përhapur një kulturë të paqes bazuar në Deklaratën mbi Paqen dhe Ndalimin e Luftës (DPCW) të hartuar nga vete HWPL me ekspertë nga e Drejta Ndërkombëtare me qëllimin kryesor për të propozuar zgjidhje për paqen globale.

Kjo OJQ trajton parimet e zgjidhjes së konflikteve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për ndërtimin e paqes, si ne respektimin e së Drejtës Ndërkombëtare po ashtu edhe zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve me qëllimin kryesor përhapjen e një kulture te Paqes.

Share: