Home KRYESORE Ylli Manjani: Qëndrim prej pushti i kryeministrit…

Ylli Manjani: Qëndrim prej pushti i kryeministrit…

Qëndrim prej pushti!
—————-
Qëndrimi zyrtar i Kryeministrit, se medemek po nuk u çelën negociatat shqiptarët do na u bëkan Rusë apo islamikë, është i poshtër dhe jo përfaqësues!

Nuk mund ti bëhet poshtërsi më e madhe shqiptarëve sesa kjo që ju bën Krye- i fandaksuri- ministër!

Të shesësh popullin tënd si gogol nëpër takime zyrtare, është keqpërfaqësim me pasoja shumë të rënda!

Ca më keq akoma, këtë gogolizim kur e bën thjesht për propagandë dhe karrigen e pushtetit personal, quhet poshtërsi! Dhe i poshtri që e bën quhet PUSHT!

Shqiptarët as kanë qenë, as janë e as do jenë as Rusë e as islamikë! Madje as Lindorë!!!

As nuk ju kërcet fare madje për këto gjera! Të gjithë ne bashkjetojmë paqësisht me çdo komb, rracë, ngjyre e fe pa asnjë problem!

Halli ynë i vetëm ka qenë dhe mbetet liria dhe ekonomia. Ndaj nuk kemi parë e as shohim nga përkatësia as origjina askënd!

Aq më pak shohim etiketimet që bên politika herë si “Rus” e herë si “amerikan” apo “kinez”…

Rusët e kinezët e amerikanët e europianët janë etiketa politike që i përdorin pushtetet politike për të krijuar përçarje e ndasi!

Ndërkohë në jetën reale shqiptarët duan vetëm të jetojnë mirë si gjithë të tjerët.

Faktet tregojnë se të mirën shqiptarët e kanë gjetur gjithnjë vetë, në perëndim.

Shqiptarët kanë emigruar në perëndim dhe jo në lindje! Ndaj ska se si të ndikohen nga lindja, o Kryeministër!!!

Dikush duhet ti thotë ta mbledhë mendjen se u bë gaz i botës!

Më keq akoma na nxorri bojën që s’është e jona, duke na bërë rus e islamik. Pra njerëz të egjer!!!

Nuk e meritojmë këtë gjë!

Share: