Home KRYESORE Fillon ndërtimi i inceneratorit te përpunimit te mbetjeve ne Verri dhe apatia...

Fillon ndërtimi i inceneratorit te përpunimit te mbetjeve ne Verri dhe apatia e banoreve!

Nga Rei Morina

Fshati Verri është vetëm pak kilometra larg Fierit. Prej disa javësh fusha qe është përbri fshatit vijon te jete e rrethuar. Brenda perimetrit te rrethimit makineritë e renda kane nisur te kafshojnë token.

Duket se inceneratori i përpunimit te mbetjeve ka filluar te marre jete. Disa banore te Verrise kalojnë përbri murit me tela ne indiference te plote. Madje as nuk denjojnë te kthejnë kokën.

Nuk kerkojne te flasin, por edhe kur flasin ndjehet zhgënjimi, mposhtja, poshtërimi e mashtrimi qe siç te thonë u kane bere atyre te majte e te djathte, kryetar bashkie e këshilltare bashkiake.

Duket se gjithçka kane bere u ka shkuar dem. Protestat, peticionet, mitingjet mosbindjet civile. Tani u ka mbetur vetëm te shohin se si ne oborrin shtepise se tyre po merr jete “monstra qe do ti vrase dite pas dite” sic ata shprehen duke treguar me sy fushën ku ka nisur ndërtimi i impiantit.

Asgjë nuk arriti te frenoje fillimin e punimeve. Edhe pse ne korr Mediat u vunë nen një llogore, edhe pse banoret, specialistet, ambientalistet rreshtuan te gjitha argumentet se perse nje impiant I tille do te ishte nje bombe ekologjike për banoret rrotull tij, qeveria u shkoi deri ne fund vendimeve te saj.

Projekti “Konceskan” ka arritur ne përfundimin se inceneratori bie ndesh me planin kombëtar për menaxhimin e mbetjeve te miratuar nga qeveria shqiptare,I cili I jep perparesi parandalimit, ripedorimit dhe riciklimit perpara asgjesimit te mbetjeve si dhe parashikon trajtimin e tyre nepermjet landfildeve.

Ekspertet e Konceskan arriten ne perfundimin se mediatizimi i faktit qe kompanite fituese, pa lidhje me riciklimin, kane fituar garen per kontraten koncesionare me afat 6 vjecar, konsiderohet shkelje pasi është bere pa transparence me publikun dhe ne menyre te shpejte.

Sipas specialsiteve te projektiti kosto e nderimit dhe administritmit te impiantit dhe prodhimit te energjise eshte disa here me e larte se kostot qe rezultojne nga ndertimi I impianteve te tilla ne Bashkimin Europian.

Keshtu sipas studimit inceneratori i nje kapaciteti te tille duhet te kushtoje 30-35 milione euro ne nje vend te BE ndersa ne Shqiperi aio kushton me pak se gjysma dhe kjo fale mungeses se filtrave moderne qe kushtojne me shume se sa tere impianti.

Por sa do te kushtoje ne te vertet ndertimi i ketij inceneratori ne Shqiperi? Sipas dokumentit noterial te shoqerise “Integrated Technology Treatement” Fier Sh.pk. dhe shoqerise Energy Recaperator do te duhen 15 milione euro per blerjen e impiantit.

Njera ane tragjike eshte se ku kane shkuar 13 milione euro te taksapaguesve shqiptare, por akoma me tragjike eshte se po ndertohet nje impiant i perpunimit te plehrave i cili kushton 15 milione euro, pothuajse sa gjysma e kostove relae.

Kjo mungese e transparences eshte vene ne qender te raportit te eksperteve te Konceskan te cilet ne perfundim kane dhene edhe rekomandimet e tyre.

Sipas raportit te projektit duhet te merren masa nga bashkia per informimin qytetar mbi benefitet, garancite per jeten dhe shendetin e tyre.

Bashkia duhet te marre masa për rritjen e perceptimit te transparencës mbi avantazhet ekonomike dhe sociale te kontrates dhe kjo do te duhet te behet e mundur permes informimit te plote mbi perfitimet ekonomike dhe sociale. Por asgje nga keto duket se nuk eshte bere. Gjithcka eshte lene pas.

Ajo qe po ndodh tani ne Verri jane makinerite e renda te cilat nen syte indiferente te banoreve te fshatit kafshojne cdo dite nga pak token per te sjelle ne jete nje impiant i cili u kundershtua nga te gjithe…

Share: