Avokati i mësuesit turk të rrëmbyer nga Kosova, Mustafa Erdem ka zbardhur sot xhirollogarinë e tij pas disa informacioneve të pavërteta të shpërndara në media nga AKI me qëllim legjitimimin e veprimit të paligjshëm ndaj tyre.
Në informacionet që AKI qarkulloi në media të caktuara flitej për shuma kolosale prej 60 milion euro që qarkulloheshin sipas tyre nga mësuesi në fjalë. Vlen të theksohet fakti se shuma të tilla i qarkullojnë maksimumi 3-4 korporata në Kosovë dhe as që mund të merren në konsideratë kur bëhet fjalë për individë.
Në fakt, në xhiro-llogarinë e publikuar nga avokati i Erdem duket se ai ka aty vetëm të ardhurat nga paga, të cilat janë rreth 1 mijë euro në muaj.
“Ju lutem gjeni te bashkangjitur raportin e xhirollogarise bankare per vitin 2017-2018 per klientin tim Mustafa Erdem. Kjo deshmi eshte gjetur ne shkresat e lendes se tij ne aplikimin e bere gjate muajit mars per lejeqendrim te perhershem ne Kosove. Pra e njejta deshmi gjendet edhe prane MPB-se – DSHAM-se.
Duke qene se per momentin e kemi te pamundur qe une si avokat apo qofte edhe bashkeshortja e tij te kemi qasje ne llogarine e tij personale per te nxjerr raportin e teresishem, ju ofrojm deshmine gjendjen e llogarise te cilen e kemi ne dispozicion. Megjithate po sa te kemi qasjen e teresishme ne llogarin e tij do te mund te ofrojme edhe deshmi tjera per gjendjen e tij financiare dhe transakcionet e kryera. Per me teper ftojme organet e rendit qe ne baze te kompetencave te tyre ligjore te publikojne nje raport te tille dhe te gjithe te binden per pafajsine e tij. ” thuhet në deklaratën e avokatit.
360grade.al