E njohur si “makina e apokalipsit” nga rusët, ajo mund të shkaktoj cunami me dallgë mbi 90 metra që lëshon një lloj shi me rreze radioaktive, që do të fshinin nga faqja e dheut qytete të tëra.
Vladimir Putin ka konfirmuar ekzistencën e kësaj arme për qëllime të ndryshme e njohur si nëndetësja “Status-6”, që transporton koka bërthamore 50 dhe 100 megatonëshe që kanë rreze deri në Shtetet e Bashkuara.
“Status-6” ka raketa me rreze veprimi prej 6.200 milje që lëvizin me shpejtësi 106 kilometra në orë. Sipas Kremlinit zyrtar, Putin ka deklaruar se ajo është e padukshme për armikun, pasi hundëron në thellësi të mëdha.
“Pajisja nënujore mund të transportoj koka bërthamore por edhe ato ndërkontinentale, që u mundëson të fusin në cak objektiva të ndryshëm nga luftanije e deri objektet e ndryshme ushtarake”, ka deklaruar Putin gjatë një fjalimi të mbajtur në Moskë, por që është përkthyer nga Kremlini zyrtar, shkruan Telegrafi.
Ekspertët e sigurisë frikësohen se nëse kjo nëndetëse futet në përdorim, qytetet e mëdha amerikane rrezikohen t’i ekspozohen shiut me rreze radioaktive.
Fizikani dhe eksperti i armëve bërthamore Rex Richardson ka deklaruar për Business Insider, se një kokë bërthamore prej 20 deri në 50 megaton pranë një vendi bregdetar mund të çliroj energji të mjaftueshme për të shkaktuar një cunami të ngjashëm me atë të vitit 2011, apo ndoshta edhe më të madh.
“Los Angeles apo San Diego do të prekeshin nga shiu me rreze radioaktive, nëse një bombë e tillë do të hidhej në brigjet detare të SHBA-ve”, ka shtuar Richardson.
“Status-6” është një nga armët e reja bërthamore të Rusisë, që është në fazën e fundit të testimit. Gjatë një fjalimi të mbajtur me të cilin i është drejtuar kombit të tij, Putin ka zbuluar se ekspertët janë duke testuar fuqinë bërthamore të këtyre raketave.
Lajmi për “makinerinë e apokalipsit” të Putinit, vjen disa orë pasi luftanija ruse është filmuar duke testuar një raketë shumë të fuqishme.
Luftanija Varyag është një nga anijet e shumta të ushtrisë ruse, që është duke marrë pjesë në një ushtrim në Oqean.
360grade.al