Home KRYESORE 5 maj duhet festuar apo jo?! Nga Alban Daci

5 maj duhet festuar apo jo?! Nga Alban Daci

5 maj duhet festuar apo jo?!

Po ja nis nga vetja per te kuptuar edhe te tjeret. Gjyshi nga babai kishte mbaruar Guardia di Finanza, oficer i larte me detyra te rendesishme dhe antikomunist, jo per pasione paranojake, por per shkak te formimit te tij intelektual.

Ai bente pjese tek ata pak intelektual qe kishte Shqiperia qe kishe lexuar, degjuar dhe shikuar per Revolucionin e Tetorit, per situaten ne Rusi dhe sidomos per periudhen Saliniste.

Ai vdiq antikomunist, u internua, ju heq e drejta e prefesionit dhe te gjithe si familje patem luften e klasave derisa Regjimi ra.

Nga ana tjeter, xhaxhai i nenes time, doli partizan, luftoje per Atdhe, njeri i drejte dhe nuk e kishte idene cfare ishte komunizmi dhe nese Shqiperia pas clirimit do te ishte komuniste apo jo!

Gjyshi nga mami, ka punuar me italianet ne rregullimin e fushes se vjeter te aviacionit, e edukuan me kulture perendimore, e respektonin si punetor dhe i shpetuan jeten me kurimet e tyre.

Tregova keto histori vetjake per te kuptuar se situata ne Shqiperi eshte komplekse dhe kjo lidhet edhe me pozicionin gjeopolitik kompleks qe ka pasur dhe ka Shqiperia ne Rajon.

Cilen 5 maj duhet te festoje une? Se pari, une nuk mund ta festoj dhe nuk do e festoj kurre 5 maj si diten e komunisteve.

Mbetem nje familje antikomuniste dhe vete me formim jetesor dhe intelektual perendimor liberal-demokrate.

Po atehere cilin 5 maj? Une, festoj 5 majin e xhaxhait te nenes dhe te gjithe atyre burrave te ndershem e patriote qe luftuan per clirimin e Shqiperise.

5 maji ka nje kuptim shume te rendesishem, sepse e rreshton Shqiperine perkrah vendeve qe u cliruan vete dhe qe u rreshtuan kunder rregjimeve raciale e diktatoriale te Musolinit dhe Hitlerit.

5 maji e rreshton zyrtarisht Shqiperine ne krahun e vlerave te demokracive perendimore.
Jam plotesisht dakord kunder perdorimit te simboleve te Regjimit dhe perkrah me nismen e kryetarit Basha per te ndaluar perdorimin e tyre me ligje.

Komunizmi eshte forma qeveresise dhe shteterore qe ka vrare me shume se cdo regjim tjeter dhe flitet per rreth 100 milion viktima, shumica krejt te pafajshem, ku benin pjese intelektual te dimensioneve boterore.
5 Maj dhe 29 nentori duhet te konsiderohen festa te qytetareve dhe te zhvishen nga miti dhe ideologjia komuniste.

Share: