Pesë stacione nëntokësore të trenit janë mbyllur në Kiev të Ukrainës pas një paralajmërimi se mund të ketë bombë në prag të finales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s që mbahet sot.
Ky lajm u bë i ditur nga operatori i metrove të kryeqytetit ukrainas.
“Stacionet janë mbyllur për udhëtaret dhe po bëhen kontrolle”, u tha në deklaratën e postuar në Twitter.
Ky njoftim vjen pasi mijëra fansa të Real Madrid dhe Liverpool janë mbledhur në Kiev për finalen e parë të UEFA-s që mbahet në Ukrainë.
Finalja, e cila do mbahet në Stadiumin Olimpik të NSC, do të fillojë në orën 9:45.