Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Fytyra e shtetit shqiptar në Fishtë…

Fytyra e shtetit shqiptar në Fishtë…

Nga Ilir Demalia

Në vizitën në Shqipëri shkova në Fishtë, në vëndin ku ka lindur dhe në shtëpinë ku u rrit deri në moshën 8 vjeç Vigani Veriut At Gjergj Fishta. Ndjeva kurorën hyjnore t’kreshtave të atyre maleve ku u flladit mendja e gjeniut shqiptar Viganit të Veriut, ndjeva dhe dhimbje deri në asht për atë gjëndje që pashë shtëpinë e monumentit tonë kombëtar.

Pashë edhe fytyrën e shtetit, kulturës dhe shoqërisë shqiptarë te mjeruar si Juda Makabre.

Jeta dhe vepra e tij për komb fe dhe atdhe është gur themeli i kombit shqiptar. Po numërojmë disa, pasi vepra e tij është monument kombëtar.

1. Themeloj shoqërinë letrare Bashkimi në 1984 që ishte dhe baza e formiminit për zgjidhjen alfabetit shqip.

2. Kryetar i Komisisë Letrare te Kongresit të Manastirit në nëntor 1908 ku me autoritetin e eruducionin e vendosmërinë tij u vendos alfabetin latin.

3. Në 1913 themeloi Hyllin e Dritës.

4. Në 1915 botoi revistën Posta e Shqypnis

5. 1919 Sekretar i delegacionit Konferencës së Paqes në Paris. Duke qënë se nuk merrte dot pjesë në Paris, pasi ai u nis sëbashku me Faik Konicën në Amerikë, ku lobuan në Boston, New York, Washington për moscoptimin e Shqipërisë, ne Paris fjalën e tij e lexoj kryetari delegacionit Imzot Bumçi.

6. Kryetar i konferencave Ballkanike në 1930, 31, 32 në Athinë, Sofinë, Bukuresht.

7. Në 1921 u zgjodh përfaqsues i Shkodrës ne Parlamentin shqiptar dhe nën/kryetar i saj.

8 Pa shkruar këtu për veprat e tij letrare si veprën madhështore epike Lahuta Malcic, të paarritshmen satirë Gomari Babatasit. Vepren e Anxat e Parrnasit, Mrrizi Zanave, i cili ka 64 mijë vargje neë veprën e tij i dyti në botë pas Nekrasovit Rusisë dhe pasuri leksikore të pakrahasueshme me 16 mijë fjalë 17 mijë ka Shekspiri, Pa folur për 40 Dramat me veprën Juda Makabre e.t.c.

9. Kadidat për çmim nobel ne 1936
Në 1925 Papa Piu i XI e nderoi me çmimin Al Merito
Ne 1911 Austrohungaroia me çmimin më të Ritterkreuz
Greqia me çmimin Feniks

Komunizmi i hodhi eshtrat në lumë për mos i lënë gjurmeë At Fishtës, Rilindja demo(n)kratike dhe kjo socialiste po i lënë në rrënim gjurmët e tempullit ku lindi dhe u rrrit Vigani Veriut. Kot e keni Fishta asht vetë Shqypnia.

Marrjra e turpi e ka mbuluar Shqiërinë në fytyrën e mjerë të shtetit shqiptar, të kulturës shqiptare, të intelektualëve shqiptarë, të biznesmenve shqiptarë, të letrarëvë e shkrimtarëve shqiptarë.

Le t’ja fillojmë me ngritë vlerat tona kombëtare e mirnjohjen për ta si themele e monument kombëtar, e t’ja fllojmë me ma të madhin e ma të naltin që ka nxjerrë kombi shqyptar, Viganin e Veriut At Gjergj Fishta.

Ne Fishtë me dy miqt e mi Sevim Arbana dhe Fatos Todi Lubonja

Share: