Ekspozimi në çdo orë të ditës në internet, përballja dhe krahasimi mes moshatarësh që jetojnë mes luksit, apo të pasur në dukje, i vë në presion adoleshentët dhe të rinjtë.
Për vetë ata është e vështirë të heqin dorë edhe pse janë të ndërgjegjshëm që përdorimi i telefonit për një kohë aq të gjatë nuk është normale.
Zgjidhja, sipas prindërve do të ishte më pak telefon dhe më shumë sport.
Megjithatë, ekspertët, jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë ngrenë alarmin se përdorimi i rrjeteve sociale nuk shkakton vetëm probleme fizike, por çon deri në aktet ekstreme të bullizmit në shkolla, apo vetëvrasje.
Të dhënat e INSTAT në Shqipëri tregojnë për një rritje të vetëvrasjeve për të rinjtë e moshës 20-29 vjeç gjatë vitit të kaluar. Akte të tilla jo domosdoshmërisht shkaktohen vetëm nga problemet ekonomike.
Tirana, Lezha, Korça, Berati, Durrësi janë qarqet me numrin më të madh të vetëvrasjeve, ndërsa Kukësi, më i varfri në vend, në statistikat e tilla renditet i fundit./T.Ch