Home KRYESORE Atentat ndaj Erdoganit në Bosnjë?

Atentat ndaj Erdoganit në Bosnjë?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryetari i presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviç, diskutuan sot në Sarajevë një seri çështjesh të rëndësishme për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe një nga temat kryesore ishte ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajevë.

Izetbegoviç tha në konferencën e përbashkët për shtyp se ministrat kompetentë sot nënshkruan një letër për qëllimet lidhur me ndërtimin e kësaj rruge.

Ndërsa, Erdogan tha se Turqia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve rajonale, veçanërisht atyre midis Bosnjës dhe Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë.

Erdogan konfirmoi se ka marrë informacion nga shërbimet sekrete turke se kundër tij ishte përgatitur atentat gjatë qëndrimit në Bosnjë dhe theksoi se kishte ardhur për shkak të kësaj. Sigurisht ky informacion duhet konfirmuar edhe nga burime te tjera.

Share: