Giuseppe Conte u zgjodh kryeministri i ri i Italisë nga dy parti populiste, të cilat dëshirojnë që ai të formojë një qeveri koalicioni.
Por Qeveria e koalicionit tashmë e mundshme e përbërë nga partitë e M5S dhe Ligës, shihet me shqetësim, pasi beri publike planet e shpenzimeve që shihen si të prirura për të rritur borxhin publik tashmë të lartë te vendit.
Çila është marrëveshja e koalicionit? Të dy partite ranë dakord të japin pagesa mujore prej së paku 780 euro (920 dollarë) për italianët që jetojnë nën kufirin e varfërisë.
Marrëveshja parashikon gjithashtu një normë maksimale individuale te taksave prej 15 përqind, ndërsa biznesi do të paguajë më së shumti 20 përqind.
Platforma bashkeqeverisese përfshin futjen e rregullave më të ashpra për deportimin e emigrantëve dhe bën thirrje për nxitjen e dialogut me Rusinë në çështjet e politikës ekonomike dhe të jashtme.