Aviacioni luftarak grek dhe italian do të fillojë nga 5 qershori patrullën në hapësirën ajrore të Malit të Zi, bëri të ditur NATO.
Kjo asistencë do të ofrohet në kuadër të solidaritetit midis vendeve të Aleancës, pasi Mali i Zi, që u anëtarësua në NATO vitin e kaluar, nuk disponon njësi të aviacionit luftarak.
Sipas njoftimit të NATO-s, patrullimet do të kryhen në rast se avionë luftarakë apo civilë kanë nevojë për ndihmë, apo në rast se interceptohen avionë të huaj që i afrohen hapësirës ajrore të një vendi anëtar të aleancës, pa komunikuar me kullën e komandimit dhe pa paraqitur plan fluturimi.
Siç vë në dukje NATO, patrullimet ajrore janë misione afatgjata dhe një nga treguesit bazikë të mbrojtjes kolektive.
360grade.al