Home KRYESORE Balla: “Saliu u bë me tre çuna: Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen”

Balla: “Saliu u bë me tre çuna: Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar protestën e organizuar nga opozita.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se Saliu nga kjo histori e vetsajuar e protestës u bë me tre çuna: Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen.

Sipas Ballës, pjesëmarrja qesharake dhe bojkoti nga militantë tipikë demokratë në pseudo-protestën e sotme ishin shuplaka që Sali Berisha dhe Lulzim Basha morën për arsyen e thirrjes së kësaj proteste.

Ai shton se Berisha e futi qëllimisht Lulzim Bashën në këtë “aventurë”, për të qenë i pranishëm si një personazh grotesk.

Statusi i plotë i Ballës:

Pjesëmarrja qesharake dhe bojkoti nga militantë tipikë demokratë në pseudo-protestën e sotme ishin shuplaka që Sali Berisha dhe Lulzim Basha morën sot për arsyen pse u thirr kjo protestë.

Qytetarët jo-simpatizantë të së djathtës, por edhe militantë të PD nuk e besuan dhe nuk e besojnë në shumicë të ashtuquajturin “video-përgjim”. Loja “e ka kush e ka” për autorin e përgjimit që Luli thoshte e ka Babalja, Babalja thoshte e ka gazetari, gazetari tha në fund e ka PD, e zbardhi shantazhin e paskrupullt, të ngritur mbi një regjistrim të montuar, dhe ku autorësia mbeti jetim në prehrin e hall-madhit Sali.

Dhe Saliu nga kjo histori që e sajoi vetë, tani u bë me tre çuna: Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen!

Saliu e di të vërtetën, sepse e prodhoi vetë kasetën me Babalen, por e futi me qëllim Lulin në këtë aventurë, duke e urdhëruar Kryetarin në detyrë të PD-së të dalë në një protestë për një personazh grotesk. Qëllimi i Saliut është destabilizimi i vendit, me qëllim bllokimin e drejtësisë. Por e ka shumë gabim! Drejtësia e re është në rrugë të mbarë…

Share: