Home KRYESORE BBC raporton për grupe militante të krishtera në Kosovë, që po përgatiten...

BBC raporton për grupe militante të krishtera në Kosovë, që po përgatiten për një “luftë kundër islamit”

Një aktivist politik skocez, i njohur në të kaluarën për lidhjet e tij me organizatat e së djathtës ekstreme, qëndron prapa një rrjeti të faqeve në “Facebook” me rreth 2.5 milionë anëtarë, ka zbuluar një hetim i rrjetit britanik BBC.

Jim Dowson, me prejardhje nga Airdrie në North Lanarkshire, akuzohet se kishte përdorur paratë e reklamave nga grupet në media sociale, ashtu si edhe paratë e anëtarësimit, për të financuar grupet militante të krishtera në Kosovë, që po përgatiten për një “luftë kundër islamit”.

Dowson, që ka mohuar pretendimet, kishte qenë dikur aleat i afërt i liderit të BNP-së, Nick Griffin, ashtu si edhe bashkëthemelues i lëvizjes “Britania e para”, që pak kohë më parë u ndalua nga “Facebooku”. Hetimi i BBC-së ka gjetur se ai ishte figura qendrore e “Knights Templar International” (KTI), një grup militant i krishterë, me seli në Britani të Madhe.

360grade.al

Share: