Ata janë 3 shqiptarë dhe do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të 3 Majit në Britani për këshilltarë, ndërkohë që dy prej tyre janë kandidatë të rinj.
Kandidatët shqiptarë bëjnë pjesë në dy partitë kryesore në Britani, konservatorët dhe laburistët.
Për konservatorët, konkurron Anila Skeja nga Librazhdi, e cila ka vetëm pesë vjet që jeton në Londër me familjen e saj.
Ajo është mësuese për nga profesioni dhe konkurron për konservatorët në pushtet në qytezën Barnet në veri të Londrës.
Ndërsa për laburistët konkurron Endri Hatillari në Bashkinë Harrow në veri të Londrës. Ai është një profesionist i suksesshëm dhe aktivist i njohur.
Zgjedhjet lokale të së enjtes në Britani priten me interes dhe sondazhet favorizojnë laburistët e opozitës, sidomos në kryeqytet.
360grade.al