Home KRYESORE “Çernobili lundrues”, anija ruse që po alarmon gjithë botën

“Çernobili lundrues”, anija ruse që po alarmon gjithë botën

Është një reaktor bërthamor prej 70 megavatësh, por me një ndryshim thelbësor; lundron dhe lëviz. Bëhet fjalë për një anije të pagëzuar nga Kremlini si “Akademic Lomonosov”. Kritikët janë më të ashpër dhe e thërrasin si Çernobili lundrues, të tjerë si Titaniku bërthamor.

Në vitin 2019 pritet që të lidhet me rrjetin elektrik në qytetin arktik të Pevekut, me të cilin do të shndrrohet në  reaktorin bërthamor më verior të botës, i aftë të furnizojë me energji një qytet prej 100 000 banorësh.

Prodhuesi i tij, Rosatom thotë se ka një marzh të madh të sigurisë dhe që është i pathyeshëm para cunamit dhe fatkeqësive natyrore. Grupet ambjentaliste në të gjithë botën kanë ngritur alarmin, sepse e konsiderojnë një kërcënim absolut.

Sipas ekspertëve më e keqja që mund të ndodhë është që ky reaktor të përballet me erërat dhe valët e larta të Arktikut.


360grade.al

Share: