Përktheu: Elona Caslli
Ç’të bëj me yjet
kur më merr malli për ty?
Ç’të bëj me yjet
dhe me këtë erë të lehtë që
ma përkëdhel mbrëmjen?
Ç’të bëj me një dritare të hapur sa gjatë gjerë,
mbi një shesh të ri, mbi një horizont të ri,
kur ti nuk je?
Çdo gjë ndriçon ndryshe
kur ti je me mua.
Çdo gjë merr kuptim
kur ta tregoj ty.
Bota është
në përqafimin tënd.