Home KRYESORE Dalin detaje nga seanca me dyer të mbyllura, Saimir Tahiri foli për…

Dalin detaje nga seanca me dyer të mbyllura, Saimir Tahiri foli për…

Gazetarja Klodiana Lala në studione e News 24 ka treguar sot detaje nga seanca me dyer të mbyllura në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Renda, ku u shfuqizua vendimi i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për arrest shtëpiak.

“Pati përballje prej afro 120 minutash, Tahiri ka folur për afro 20 minuta duke pretenduar se s’ka asnjë kusht e kriter e prova që e implikojnë atë në trafik narkotikësh

Nga ana proceduriale ka folur avokati Maksim Haxhia. Trupa gjykuesse ka qëndruar ne dhomen e Keshillimit afro 30 minuta për të dhënë vendimin. Zoti Tahiri në këtë moment është shtetas i lirë, pa asnjë masë sigurie. Pra është shfuqizuar tërësisht vendimi i gjykatës së shkallës së Parë. Sot treshja ka shpallur zyrtarisht vetëm dispozitivin, pra s’ka dhënë arsyetim pse e ka bërë këtë ndryshim”.

Share: