Home KRYESORE “Dëshmitari X’, nisin lëvizjet e para. Albert Veliu merret në pyetje, të...

“Dëshmitari X’, nisin lëvizjet e para. Albert Veliu merret në pyetje, të hënën 3 zyrtarët e PD në Prokurori

Prokuroria e Tiranës ka nisur lëvizjet pas identifikimit të “bashkepunetorit X” ne audiopergjimin e PD. Ai u veteidentifikua dje ne nje video deshmi te publikuar nga selia e PD, ku pranonte njohjen me Agron Xhafajn, deshmine e tij ne pergjim por nuk ka pranuar se e ka regjistruar ai pergjimin.

Nje dite pas shoqerimit ne Polici te Albert Veliut, prokuroria e ka marre sot ne pyetje i shoqeruar nga avokati Ivi Kaso. Te dy ata jane pare ne kafen prane PD diten e sotme, para marrjes ne pyetje ne Prokurori.

Organi i akuzes ka nisur hetimet pas padisë penale të Agron Xhafajt, për kallëzim të rremë ndaj Albert Veliut. Pak dite me pare, vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, depozitoi ne organin e akuzes padine pas audiopergjimit te publikuar ku pretendon se aty nuk është zëri i tij.

Veliu gjatë marrjes dje në pyetje në Polici ka konfirmuar gjithcka ka thënë në video. Personi që njihet si “Bashkëpunëtori X” u mor në pyetje sot nga prokurori Genci Qana.

Ditën e enjte, në një video të publikuar nga selia e Partisë Demokratike, Veliu bëri të ditur idenitetin e tij, teksa tha se i është kërcënuar familja pas audiopergjimit dhe se ai është i vërtetë, pasi ajo bisedë me Agron Xhafaj është bërë. Por sipas tij nuk është ai autor i përgjimit.

Sakaq, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të thërrasë ditën e hënë tre zyrtarët e PD që publikuan audiopërgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn, me pretendimin se aty dëgjohet zëri i tij teksa flet me “bashkëpunëtorin X” për pazare droge.

Shkresa e Prokurorisë, që specifikon ditën e hënë të 21 majit në orën 10:00, ka mbërritur në selinë e PD dhe kërkon të paraqiten pranë organit të akuzës deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe zyrtari Gazmend Bardhi.

Ata do të pyeten nga prokurorët P. Kulluri G.Osmanaj. Kjo marrje ne pyetje ishte parashikuar per te enjten, por deshtoi.


360grade.al

Share: