Home KRYESORE Detajet/ “Rama i tërhequr në Samitin e Sofjes, zgjodhi të heshtë. Ç’tha...

Detajet/ “Rama i tërhequr në Samitin e Sofjes, zgjodhi të heshtë. Ç’tha delegacioni gjerman për negociatat”

Ne nje nga raportimet lidhur me Samitin e Sofjes, DW i ka kushtuar rendesi edhe paraqitjes se kryeministrit te Shqiperise ne kete takim te BE me Ballkanin. Sipas DW, kryeministri Edi Rama eshte shfaqur i terhequr dhe nuk ka preferuar t’u pergjigjet interesit te medias.

rama

Ja cfare shkruan DW per Ramen  

Si rrallë herë në evenimentet e këtilla, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte jashtëzakonisht i tërhequr. Megjithë interesimin e madh të gazetarëve për qëndrimet e Shqipërisë, ai zgjodhi që gjatë samitit të heshtë. Të gjitha përpjekjet e gazetarëve që të marrin ndonjë prononcim lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë, mbeten pa përgjigje. Të paktën në samit. Nga delegacioni gjerman marrim vesh se ka pasur dhe ende ka rezerva serioze ndaj përkushtueshmërisë së Shqipërisë në evitimin e pengesave për hapjen e këtyre negociatave. „Kjo mbetet një çështje e Bundestagut”, u tha në samit, që lë të nënkuptohet se tek deputetët gjermanë të koalicionit qeverisës ende ekzistojnë dallime në mendime. Qëndrim i Bundestagut do të dihet në qershor, kur edhe duhet të vendoset nëse Tiranës zyrtare i jepet drita jeshile e Brukselit, Berlinit dhe qendrave të tjera.

Share: