Home KRYESORE Dorëheqja e Xhafajt, FRPD protestë nesër para Ministrisë së Brendshme

Dorëheqja e Xhafajt, FRPD protestë nesër para Ministrisë së Brendshme

Pas protestës së opozitës ditën e shtunë ku u kërkua largimi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, një tjetër tubim do të mbahet nesër.

Mësohet se ketë herë në protestë do të ngrihen të rinjtë e FRPD-së, ku do të kërkojnë dorëheqjen e Xhafajt, pasi opozita pretendon se ai mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge.

Lajmi për protestën është bërë i ditur nga vet kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, i cili përmes një njoftimi në ‘Facebook’ u bën thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e tubimit. Mësohet se protesta do të mbahet nesër në orën 12:00 para ministrisë së Brendshme.

Share: