Home KRYESORE E vrau i shoqi, ja mesazhi rrënqethës i vëllait të Elsa Tereziut:

E vrau i shoqi, ja mesazhi rrënqethës i vëllait të Elsa Tereziut:

Një krim i rëndë në familjen shqiptare u shënua të dielën në Piacenza të Italisë. Burri i mori jetën gruas së tij, Elsa Tereziu, 52 vjece nënë e dy djemve. Krimi i rëndë, kur burri goditi me thikë të shoqen ndodhi në banesën e tyre, në prezencë të djalit 17 vjeç.

Vëllai i të ndjerës, ka rrënqethur me një mesazh në facebook, për të motrën që ia vrau i shoqi duke lënë jetim dy djemtë e moshës 17 dhe 19 vjeç:

“Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani, më iku motra më la dy fëmijë. Më iku motra të takojë babanë, më la dy fëmijët me kokën mënjanë më thuaj moj zemër kë të mbaj më parë, Marion apo Danielin. Ngelën duke qarë, jashtë bie shi. Ç’do bësh ti moj nënë, shiun s’ke për ta parë, ngelem duke qarë! Nuk duroj dot moj nënë kur tavolinën shtruar e shikoj të dua këtu afër të të përqafoj. Fjalët e fëmijëve të ishe ti dëgjoje, të prekin thellë në zemër, veten do shkatërroje… Nuk mund t’i shkruaj të gjitha këto që thonë e pa harruar do mbetesh në zemrën tonë. Oh sa doja të shkruaja, por nuk duroj dot moj motër, më vjen të pëllcas… Fli e qetë moj motër, kurrë nuk do të harrojë fëmijët e tu, unë do t’i mbroj! I shkruajta këto fjalë pa ndaluar, kështu do jem unë me ta, gjithmonë të bashkuar! I pa harruar qoftë kujtimi yt”, shkruan ai.

Sakaq, autori Xhevdet Mehmeti ka pranuar krimin. Avokati i tij, ka thënë për mediat italiane se ai është majft i tronditur psikologjikisht dhe nuk kujton mirë se çfarë ka ndodhur.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka rrëfyer se martesa e tyre ishte mjaft e vështirë dhe problematike e keqësuar nga motivi pa shkak i xhelozisë së Elsës ndaj tij. Familjarët e çiftit kishin ndërhyrë disa herë të qetësonin konfliktet e tyre. Në tetor të 2017 Elsa Tereziu ka udhëtuar në Greqi pranë të afërmeve të saj, por pas kthimit të saj në Itali, konflikti me bashkëshortin është thelluar.

57 vjeçari shqiptar ka rrëfyer në polici se gruaja e tij e keqtrajtonte me epitete fyese, ishte mjaft agresive, nuk kishte besim tek ai duke e akuzuar se e tradhëtonte.

E nëjta gjë ka ndodhur sipas tij, dhe ditën e krimit kur rreth orës 16.00 të datës 27 Maj viktima Elsa Tereziu është ankuar në telefon me vëllain e saj për bashkëshortin.

Sipas versionit të Xhevdet Mehmetit, ai ka tentuar t’i rrëmbejë telefonin për të biseduar me kunatin, por në grindje e sipër ajo është rrëzuar në tokë. Ai e ka qëlluar me thikën e kuzhinës disa herë në trup./opinion.al

8
Share: