Home KRYESORE Eugent Bushpepa: Ju tregoj çfarë më çuditi në Eurovision

Eugent Bushpepa: Ju tregoj çfarë më çuditi në Eurovision

Gjatë intervistës në emisionin ‘Opinion’ Eugent Bushpepa, u shpreh se një nga gjërat që nuk priste nga Eurosong2018 ishte vlerësimi i Italisë ndaj këngës së tij.

Ai tha se, ajo që ju duk çudi e madhe, ishte vlerësimi i Italisë, të cilës Shqipëria i dha pikët maksimale por mori prej saj zero pikë.

“Çudia më të madhe në këtë mes ishte Italia. Ne menduam që duke pasur edhe një përfaqësues shqiptar ata do të tregoheshin pak më zemërmirë me ne.”

“Unë nuk kam pasur asnjë bisedë paraprake me delegacionin e pikëve”./Opinion.al©

Share: