Home KRYESORE FSHF kërkon ndëshkimin e Erion Braçes, ja si i përgjigjet Kuvendi

FSHF kërkon ndëshkimin e Erion Braçes, ja si i përgjigjet Kuvendi

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të proçedojë deputetin e Partisë Socialiste, Erjon Braçe, pas incidentit të ndodhur në fundin e ndeshjes Skënderbeu-Partizani.

I njohur si tifoz i Partizanit, Braçe pretendohet se ka goditur me çakmak arbitrin e ndeshjes, Andi Koçin. Dhe referuar këtij pretendimi, FSHF-ja i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Përgjigja e Kuvendit përkundrejt kërkesës së FSHF-së:

“Rregullorja për Mandatin dhe imunitetin parashikon masën disiplinore vetëm në raste kur deputeti thotë fjalë fyese apo me veprimet e tij pengon zhvillimin normal të seancës plenare. Vetëm për sjellje dhe veprime në seancën plenare, Kryetari i Kuvendit thërret mbledhjen e Byrosë për masën disiplinore ndaj deputetit”, thuhet në reagimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë.

Share: