Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në seancën plenare të Kuvendit ka thënë se nuk është në dijeni se presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar bisedime për ndarjen e territorit të Kosovës, me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.
Ishte deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ai që kërkoi përgjigje nga Haradinaj lidhur me këtë çështje.
“Kemi konsulta të rregullta me presidentin Thaçi dhe jam interesuar të kuptoj përmbajtjen, unë nuk kam dijeni se ka pas biseda për ndarje, në fakt më është përmendur ndarja edhe mua edhe të tjerëve, por ma shumë si ide që vjen nga Serbia”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai ka shtuar se një ide e tillë është “rikthim në tragjedi, të luftërave të ish-Jugosllavisë”. /KosovaPress/