Home KRYESORE Izet Haxhia kërkon rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit

Izet Haxhia kërkon rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit

Një ditë pasi mbërriti në Shqipëri, Izet Haxhia kërkoi menjëherë rihapjen e çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Avokati i tij tha se Haxhia është gjykuar në mungesë dhe do të depozitojë shumë shpejt në gjykatë kërkesën për rihapjen e çështjes. Avokati Fran Dashi u pyet nga gazetarët nëse Izet Haxhia qëndroi i vetëm në qelinë e tij apo ishte me të dënuar të tjerë, por nuk u përgjigj.

Izet Haxhia, ish truproja e ish kryeministrit Sali Berisha u ekstradua nga Turqia dhe ndodhet në ambientet e burgut 302. Ai është një nga të dënuarit për vrasjen e Azem Hajdarit, por nuk e ka pranuar asnjëherë pjesmarrjen në vrasje.

Vetë ish kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama ia ka premtuar Izet Haxhisë rihapjen e çështjes për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për këtë arsye ai pranoi të ekstradohej në Shqipëri.

Share: