Home KRYESORE Kasmi tregon bisedën me Ardi Veliun: Shkopin e gomës ta provojmë tek...

Kasmi tregon bisedën me Ardi Veliun: Shkopin e gomës ta provojmë tek ty…

Gazetari Bledi Kasmi ka qenë i ftuar sot në “Opinion”, ku ka folur edhe një herë në lidhje me dhunën që pësoi ditën e protestës.

Kasmi tregoi momentin kryer e kanë qëlluar dhe tha se mund të kishte pasur pasoja më të rënda.

Kryeredaktori deklaroi se sulmi ndaj tij erdhi për shkak të detyrës, pasi ishte i vetmi që u sulmua. Në lidhje me shtyrjen e paretës metalike të gardhit rrethues, tha se nuk kishte rrugë tjetër, pasi duhej të shpëtonte se situata u vështirësua, duke nënkuptuar se nuk ishte pjesë e protestuesve, por pjesë e shtypit.

Intervista e plotë

Ishit në anën gazetarëve, apo si një përfaqësues i partisë?

o, në protestë isha si gazetar.  Isha në pjesën e atyre që raportonin, jo vetëm për RD, por edhe publikun. Unë kisha zgjedhur pozicioni më të lartë dhe i kam hedhur online të gjitha fotografitë në kohë dhe mund të shikohen, pasi një gazetë partiake duhet të ketë angazhimin maksimal.

Kush ju ka goditur?

Kemi të bëjmë më një skemë të mirë organizuar. Unë jam goditur nga dy ose tre efektive policisë. Unë jam aty, por kjo është një video që është shpërndarë vetëm me këtë sekuencë.

Ç’bëje mes protestuesve dhe policëve?

Në momentin që policia hoqi protestuesit, unë isha aty. Dhe kur erdhi policia ku gjendesha unë, isha pasiv.

Policia ka thënë që shkopi i gomës nuk shkakton të çara?

Ai është hekur dhe të çan dhe me momentin që u godita unë nuk mbaj mend, por më thanë kolegët. Ajo është shkop me hekur. Shikon skemën. Ky që godet vjen nga pas, dhe unë se kuptoj pse jam goditur vetëm unë. Pse nuk u godit njeri tjetër. Ndërkohë më përpara ka pasur dhe dy incidente të tjera. Dy prej tyre janë goditur me shkop gome.

Përse protestuesit shkuan drejt ministrisë së Brendshme?

U tha më parë që protestuesit do shkonin atje.

Ishte një skenar për tu përplasur me policinë?

Absolutisht, nuk kishte asnjë skenar.

Kush i drejtonte protestuesit?

Kanë qenë drejtues të Partisë Demokratike aty.

Kam qëndruar më pak se 24 orë në spital. Kam marrë 10 qepje, goditja ishte e rëndë, hemorragjia ishte e rëndë, bëra gati 45 minuta ndërhyrje.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu erdhi sikur do të kërkonte një lloj mirëkuptim. Kaloi gjithçka normale. Më pyeti sesi ndodhi, i thashë që u godita me shkopinj gome, por ai tha se ata nuk çajnë. Pati dhe një debat me njerëzit që ishin aty. Ata i thanë ta provojmë tek koka jote. Portalet e qeverisë thoshin që gazetari u qëlluar me tullë.

Do bëni ndjekje ligjore?

Po flas me avokatin…

Prej sa vitesh jeni kryeredaktori i RD?

11 vite dhe 24 vite në gazetari. Nuk isha tentative për të hyrë drejt ministrisë, pasi zyrat ishin diagonal.

Jeni i sigurt që nuk ka qenë një strategji e opozitës?

Nuk kishte asnjë lloj strategjie. Unë jam goditur nga mbrapa dhe nëse do kisha ecur 2 cm më para do më kishte prekur syrin dhe nëse do ishte 3-4 cm më pas do më kishte prekur trurin. Jam ende në fazën e analizave dhe skanerit.

Share: