Home KRYESORE Kokaina ka lidhje me PD? Strazimiri: Hajde arrestoji tani, por mos të...

Kokaina ka lidhje me PD? Strazimiri: Hajde arrestoji tani, por mos të del Olsi Rama

Partia Demokratike reagoi sot përmes deputetit Gent Strazimiri për deklaratën e Kryeminisrit se pas kokainës së kapur në Mamimas të Durrësit janë njerëz të PD-së.

Gent Strazimiri sfidoi Ramën kur tha: “Nëse ke dyshime se ka njerëz të PD në atë trafik je i lutur të vish ti arrestosh tani”.

Më tej ai tha se “kokaina e Xibrakës dhe ajo e Maminasit janë të Genx Xhixhos, Ermal Hoxhës dhe Olsi Ramës (vëllai i kryeministrit)”.

“Shqipëria nuk mund të sakrifikohet për vëllezërit Xhafa, vëllezërit Rama, Tahirin Balilin, Habilajt, etj”, deklaroi deputeti i PD, duke ftuar qytetarët të bashkohen në protestën e 26 Majit (e shtunë) përpara Kryeministrisë.

Çfarë tha Rama për kokainën mbrëmjen e djeshme në Abc News:

“Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.
Ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD..Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova”.

Deklarata e plotë e Gent Strazimirit nga selia e PD-së:

Për të mbrojtur veten dhe vëllezerit Xhafaj, Edi Rama është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare.

Njësoj si me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin, Edi rama hodhi mashtrimin e rradhës për drogën e Maminasit.

Siç e dinë të gjithë shqiptarët, Partia Demokratike nuk mbron kriminelët.

Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij.

Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në Partinë Demokratike, je i lutur të vish tani, sot, dhe t’i arrestosh!

Por e vërteta është se vetë i ke përcjellë në Kubë, Kolumbi e kudo tjetër me policët e tu narkotrafikantë të shpallur në kërkim, me dy ministrat e tu të brendshëm të lidhur me drogën dhe me vëllain tënd.

Partia Demokratike nuk është Partia Socialiste.

Ndryshe nga Edi Rama dhe PS, për ne droga është kanceri që po vret Shqipërinë.

Ka vetëm një rrugë për hapjen e negociatave: lufta kunder drogës dhe krimit, kunder kapjes së shtetit nga xhafajt, habilajt tahirët, nga Edi Rama dhe shpura e tij mafioze.

Shqipëria nuk mund të sakrifikohet për Sajmir Tahirin, vëllezërit Xhafaj, vëllezërit Habilaj dhe vëllezerit Rama.

Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen të shtunën me 26 maj në ora 11 në protestën kombëtare për Shqipërinë e çliruar nga qeveria e lidhur me krimin, për drejtësinë e barabartë për të gjithë, për Shqipërinë si gjithë Europa!

/Opinion.al

Share: