Home KRYESORE “Kompromis me shqiptarët, por jo…”, dalin “sekretet” e bisedës Vuçiç-Putin

“Kompromis me shqiptarët, por jo…”, dalin “sekretet” e bisedës Vuçiç-Putin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, pas bisedimeve me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Moskë, ka theksuar se Rusia do t’i paraqesë haptazi qëndrimet e veta lidhur me Kosovën.

“Pa Rusinë, pa pajtimin e Moskës është e pamundur, që është me shumë rëndësi dhe që i kam thënë Putinit, të arrihet çfarëdo zgjidhjeje”, ka thënë Vuçiç pas takimit me presidentin e Rusisë duke iu referuar Kosovës.

Vuçiç ka shtuar se Rusia do të përcjellë përmbajtjet e bisedave tona dhe të gjitha ato që do të ndodhin.

Ai thënë se me Putinin ka pasur një bisedë të gjatë e të sinqertë.

“Kryetari i Rusisë ka pasur durim të dëgjojë të gjitha ato që kisha nevojë t’ia them, t’ia sqaroj dhe t’ia paraqes qëndrimet e Serbisë për problemin tonë kryesor, Kosovën. Më duket se kurrë më gjatë nuk kemi folur për raportet Beograd -Prishtinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Qëndrimet tona përputhen shumëkund “, ka konstatuar ai.

“Ia përsërita disa herë se Serbia është e gatshme për kompromis me shqiptarët e Kosovës, porse nuk është dhe kurrë nuk do të jetë e gatshme për poshtërimin e vet…. Nuk u paraqitem ashtu që t’i kërcënohemi ndokujt. E lutëm Putinin që si njëri nga shtete më të rëndësishme dhe më të fuqishme në Kombet e Bashkuaar të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, ka thënë Vuçiç duke shfaqur skepsën se shqiptarët se janë të gatshëm për kompromis dhe se për këtë kompromis janë aq më pak të gatshëm ata që e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës.

360grade.al

Share: