Nuk mungojnë thuajse si çdo 5 Maj, edhe këtë vit, shfaqjet me pankarta për lavdinë e Enver Hoxhës.
Në pritje te ceremonive zyrtare nga Presidenti, te kryeministri dhe lideri i opozitës, Basha, skenën e kanë rrëmbyer për momentin disa nostalgjikë të pakët komunistë, të cilët si çdo vit janë shfaqur me pankarta në nder të diktatorit Enver Hoxha.
Në njërën prej pankartave të tyre shkruhet: “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”.