Një qytetar lezhjan i është ankuar në sy kryeministrit Rama në takimin në Lezhë për shëndetësinë dhe për rrugët e fshatit. Por ka replikuar edhe ne distance me shefin e Qeverise teksa ai i kthente pergjigje, duke e ironizuar se puna qe ben Rama ka shume para.
REPLIKAT
Qytetari: Populli ka shumë halle
Rama: Popullin lëre se është gjë em adhe fol për vete se në emër të popullit e ke vështirë.
Qytetari: Pjese e popullit jam dhe unë.
Rama: Pse unë ca jam unë apo pjesëtar i…?
Qytetari: Ju jeni Zoti 2 se i pari është në qiell, për shumë njerez…s’të ndjeva duke fol, për fshatin, bujqësinë, qumeshtin që e japim e s’marrim lekë fare. Edhe për shendetësinë e di që s’është falas nëse është për ju, për popullion e për njerun e thjeshte është me lekë shumë bile ose vdes ai që s’ka lekë. Edhe për arsimin, për hesapin tem shkollat e mesme gjimnazet që janë në fshatra s’duhet të jenë gjimnaze, pse mos bëhen shkollat e fshatrave profesionale? Profesionistat janë në shpi e të paaftit në punë.
Të gjitha këto që fole për popullin e thjeshtë është mangut
Rama: Konkretisht?
Qytetari: Në radhë të parë, fshatari s’ka rrugë, ska punë, tokën e kanë marrë të ardhurit, ne kemi tokë sa për të mbijetuar. Këto prona që jemi pronarë s’na njeh kush. Pak kryeministra mendojnë për popullin dhe njeriun e thjeshtë.
Rama: Kjo eshte nje lloj mode qe ka arsyet e veta po une se shoh e se pranoj te me fusi njeri ne kete kellef. Nese une sdo mendoja per vendin e per popullin sdo merresha me kete pune se shume mendojne se kjo puna ime edhe qejf i madh. Kjo eshte nje pune qe e bej se mendoj per njerezit dhe besoj shume se ky vend mund te behet dhe nese behen gjerat e duhura femijet e ketij vendi neser sdo kene hallet e problemet qe kane pasur prinderit e tyre sot. Ka nje kosto qe ty sta rrok rradakja, (qytetari ia ben me shenje per parate, Rama ia kthen: Ate tregoja dikujt tjeter jo mua), ka nje kosto familjare, te madhe shpirterore, fizike dhe eshte nje pune qe ka nje peshe mjbi koke dhe mbi supe qe po nuk e provove, nuk e kupton, qe ta dish ti./Lapsi.al