Home KRYESORE Lubonja: Informacione se Ermali është shef policie, Lala: Kam arritur të konfirmoj...

Lubonja: Informacione se Ermali është shef policie, Lala: Kam arritur të konfirmoj që…

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili në Neës 24, tema që trajtohet është audio përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafajt i publikuar ditëne sotme nga Partia Demokratike.

Lidhur me këtë çështje, analisti Fatos Lubonja bëri një deklaratë të fortë përsa i përket emrit të përmendur ditën e sotme në përgjimin e publikuar nga selia e PD-së.

Bëhet fjalë për emrin Ermal, për të cilin Lubonja tha se ka informacione që Ermali është shef policie.

Menjëherë pas Lubonjës, gazetarja Lala tha se është një person me emrin Ermal që ka shërbyer kryesisht në Lezhë dhe Tiranë, por nuk dihet nëse flitet për të njëjtin Ermal.

Vasili: “Pak më parë dëgjuam Taulant Ballën që tha se ky audiopërgjim e implikon moralisht ministrin Fatmir Xhafaj. Nëse e implikon penalisht këët duhet ta thotë prokuroria, a është ky një lloj distancimi i PS-së nga Xhafaj vetë?”

Lubonja: “Unë e kam ndjekur me vëmendje këtë çështje. Ai tha dhe diçka tjetër, tha që ka dy varjante, nëse ka të drejtë akuzuesi, pra nëse PD ka të drejtë dhe del fajtor vëllai i Xhafajt, por mund edhe të dali e shpifur nga PD-ja dhe duhet të dënohen ata që e kanë shpifur. Këtu kemi një problem që gjithmonë kështu kanë thënë këta, shko në prokurori se e zgjidh prokuroria, por problemi tjetër është që nuk kemi besim te prokuroria.

Në audiopërgjim u përmend edhe një emër, Ermali. Mua më thanë që ky Ermali është shef policie”

Lala: “Në Lezhë është një shef policie në Lezhë. Kam arritur të konfirmoj që ambjenti ku është bërë përgjimi është lokali i një biznesmeni të rëndësishëm aty në Lungomare, i cili rezulton pa precedentë penale. Sa i përket emrit Ermal nuk ka një institucion që të më tregojë se kush është Ermali. Ka pasur një Ermal që ka shërbyer në Lezhë, kryesisht në Tiranë dhe në Lezhë. Nuk edi nëse ka shërbye me periudha kohore të shkurtra në Vlorë”./Faktor.al

Share: