Home KRYESORE Meta dekoron kardinalin Ernest Troshani, ceremonia tek Kisha e Laçit

Meta dekoron kardinalin Ernest Troshani, ceremonia tek Kisha e Laçit

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar këtë të martë kardinalin shqiptar, Ernest Simoni (Troshani) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Deokorata iu dha me motivacionin: “Kardinalit të shquar shqiptar, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit”.

Ceremonia u zhvillua tek Kisha e Shna Ndout në Laç, ku presidenti u shpreh: “Kjo dekoratë me emrin e madhështorit e të pavdekshmit Heroit tonë Kombëtar, “shqiptarit më të gjallë ndër të gjallët”, siç do të shprehej Fan S. Noli, i jepet sot Kardinalit Troshani, përfaqësues i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit”.

Më tej duke vlerësuar lart figurën e kardinal Troshanit, Meta tha se është simboli i rezistencës dhe i përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave e idealeve kombëtare kur mbi Shqipërinë tonë qëndronin retë e zeza të diktaturës.

5
Share: