Një mijë ide, një shije unike, ne katër rrota . Ato në të cilat Instituti i Kulinarisë së brendit “N. Neranxi” kalon tashme nëpër të gjithë Shqipërinë, duke sjellë ekselencë gastronomike në qytetet më të rëndësishme nga pikëpamja e turizmit shqiptar.
Tashme në Tepelenë, në jug të Shqipërisë, “kryeqytet” i ujit mineral te zgjedhur, ku, kësaj here, qytetaret e zonës kanë shijuar përgatitjet dhe shërbimet e të rinjve shefa kuzhine të Institutit Kulinar N. Neranxi, që udhëtojnë së bashku me receta dhe mjetet e gatimit në bordin e autobusit te brendit “N. Neranxi”
Një rast autentik dhe unik i ushqimit në rrugë, nëpërmjet të cilit shkolla prestigjioze e gatimit në portat e Tiranës i bën qytetarët, turistët dhe institucionet të njohin cilësinë dhe kreativitetin e ushqimit të bërë dhe gatuar me art për publikun, duke përdorur kështu asortimentet e brendeve më prestigjioze evropiane dhe mbi të gjitha, markat agro-ushqimore italiane dhe greke.
Ministrja e kulturës Milena Kumbaro dhe ish-ministri Bledi Cuci , kryetari i Bashkisë se Tepelenës, Termet Peci, morën pjesë në ceremoninë gastronomike “N.Neranxi” në emër të qeverisë shqiptare duke shijuar produktet cilësore ne qendër te Tepelenës.
Autobusi i shijes unike “N. Neranxi” është gjithashtu një model i gatimit ne lëvizje i cili mund te nxisë në vijën e shtimit të marrëveshjeve të rëndësishme te bashkëpunimit me Italinë dhe në veçanti me Piemonten, rajonin e kryeqytetit të Veriut Perëndimor te Italisë, i cili mburret me idenë kombëtare të Gusti -Bus, (Autobusi i Shijeve) si një restorant autentik piemontez i rindërtuar në transportin publik.
Bashkëpunimi është shërbyer dhe ende i shijshëm për tu provuar!