Home KRYESORE “Nuk e mbajtëm më ngarkesën”, flet Ndriçim Babasi për incidentin me komunistët

“Nuk e mbajtëm më ngarkesën”, flet Ndriçim Babasi për incidentin me komunistët

Ndriçim Babasi, ish-deputet dhe aktualisht kryetar i deges së PD për njesinë nr. 5 ka sqaruar për Opinion.al atë çfarë ndodhi sot në Varrezat e Dëshmorëve. Ai dha se demokratët po përgatisnin ceremoninë, ku pritej të mbërrinte Basha për nderimin e dëshmorëve kur u shfaqën komunistët me parulla dhe thirrje “Rroftë Enver Hoxha”, “Rroftë Partia Komuniste”.

“Nuk e mbajtëm më ngarkesën…kjo është e papranueshme”, tha Babasi në një lidhje telefonike për Opinion.al. Ai tha se “nuk mund ti durojmë thirrjet për lavdi të diktatorit në kohën e sotme. I larguam, u hoqëm fotot e Enverit”.

Më tej, Babasi theksoi se faji është i policisë dhe gardës që i lejon këto shfaqje dhe jo vetëm i individëve.

Situata e tensionuar ka zgjatur pak minuta, idhtarët e Enverit janë larguar pa mundur ti kryejnë nderimet për diktatorin këtë 5 Maj.

Share: