Home KRYESORE Nuk pritej: Greqia zgjedh dy moderatorët shqiptarë për të prezantuar Festivalin e...

Nuk pritej: Greqia zgjedh dy moderatorët shqiptarë për të prezantuar Festivalin e Ngjyrave

Disa ditë më parë, në sheshin Nënë Tereza në Tiranë u mbajt për herë të parë Festivali i Ngjyrave, i cili mblodhi plot të rinj që ju bashkuan festës me muzikë dhe lojës me bojra të ndryshme.

Prezantues të këtij festivali ishin bukuroshja Fatma Methasani dhe moderatori radiofonik Flori Gjini. Për 12 orë rresht ata drejtuan festën e mbajtur në shesh, e cila u komentua shumë në media të ndryshme.

Mirëpo, siç duket kjo eksperiencë e moderatorëve nuk do të ndalet me kaq. Sipas ‘InTv’, mësohet se Fatma dhe Flori janë zgjedhur nga Greqia për të prezantuar Festivalin e Ngjyrave edhe në Athinë, në datat 30 qershor dhe 1 korrik të këtij viti.


360grade.al

Share: