I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili ka shpjeguar deklaratën e bërë pak kohë më parë se ai i blinte parfume për dhuratë të dashurës.
Por është zbuluar se si qëndron e vërteta e kësaj deklarate të bujshme, Mjeshtri i Madh u përgjigj:
Shiko gazetarët i dua shumë, por më duket se këtë deklaratë ma kanë deformuar. Më duket se e kam thënë tek Rozi Radi (emisioni Boom) por ma ka deformuar. Po kush qenka ai burrë trim që thotë se i blen parfume dashnores? Unë e kam shumë shoqe Rozin, ajo thotë që e kamë thënë unë, por për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha. M’i ka ik pak muhabetit, më duket.
Këngëtari Bujar Qamili shpjegoi se ai ka shumë “të dashura” dhe ato janë fansat e tij që ai i do shumë.
“Unë kam të dashur, por të kam ty, kam Albanin, pra kam publikun”
Mjeshtri i Madh i muzikës popullore ishte i ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” për të folur mbi koncertin e tij recital që mbajti në 20 maj në Pallatin e Koncerteve në Tiranë por edhe përgatitjet që po bën për një këngë të re./opinion.al