Home KRYESORE Përleshje masive në burgun italian, shqiptarët bëjnë për spital nigerianët

Përleshje masive në burgun italian, shqiptarët bëjnë për spital nigerianët

Një përleshje masive është regjistruar mes shqiptarëve dhe nigerianëve në burgun Solliçiano në Firenze, Itali.

Mediat italiane shkruajnë se konflikti ka qenë masiv, ndërsa në sherr të paktën janë përfshirë 15 të dënuar.

Mësohet se dëmtime më të shumta kanë pasur nigerianët, pasi shumë prej tyre kanë përfunduar në spital për të marrë mjekim më të specializuar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga sekretari i sindikatës së Policëve të Burgjeve, Eleuterio Grieco, i cili ka kërkuar shtim të gardianëve në burgje, për shkak të konflikteve jo të rralla mes të burgosurve.

Grieco thekson se shumë prej të dënuarve nuk e kanë vendin në burgje të sigurisë së lartë, por fakti se nuk ka institucione të tjera futen të tilla vende.

Mediat shkruajnë se rritja e numrit të të dënuarve ka sjellë edhe këto problematika të mëdha në burgjet italiane./Opinion.al

Share: