Home KRYESORE Përplasjet te ministria e brendshme, policia procedon 20 protestues

Përplasjet te ministria e brendshme, policia procedon 20 protestues

Pas protestës së organizuar dje nga PD e opozita, Policia e Shtetit ka nisur procedim penal ne gjendje te lire per 20 protestues opozitare.

Ata akuzohen se kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë, shkopinj apo sende të tjera, tek Ministria e Brendshme dhe përballë Kryeministrisë.

Për këtë qëllim Policia thote se është kryer edhe analiza e pamjeve filmike, të cilat sikurse është parë dje në protestë janë realizuar nga efektivë policie.

Këta 20 persona po procedohen për kundërshtim të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protestë si dhe goditje për shkak të detyrës.

Nga incidentet e djeshme në protestën e opozitë mbetën të lënduar 11 efektivë policie dhe tre qytetarë që pas ndihmës mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.

Share: