Home KRYESORE Pleqëria …. Nga Erich Fried

Pleqëria …. Nga Erich Fried

Përktheu: Elona Caslli

Kur të arrij në fund,
ndoshta do t’i përshëndes
me mirësjellje,
ashtu siç bëja dikur
kur isha fëmijë
dhe isha krejt vetëm..
“ Mirëmëngjes , zonja Lule”
“ Mirëmëngjes, zonja Pemë”

Do të përkulem dhe do t’i prek
dhe do t’i falënderoj për kohën
që më kanë dhënë.

Vetëm se kësaj here nuk do ta besoj
më, se edhe ato më përgjigjen
me një “ Mirëngjes” apo me një
“ Mirëmbrëma”.
Apo do ta besoj?
Ndoshta kësaj i druhem.

Share: