Pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu, këtë pasdite të së dielës, ku u shpreh se po i bëhet presion gjyqtarëve të çështjes Tahiri të cilët do të vendosin nesër për masën e sigurisë, ka reaguar ish-ministri Ylli Manjani.
Në një postim të bërë në Facebook, Manjani shkruan se: “Dmth qeveria, si e interesuar për këtë çështje, bën presion dhe ofron para si të gjithë “të fortët” e “trafikantët. Ky është kulmi i banditizmit”.
Postimi i plotë:
“Mbi gjykatën bëhet presion dhe ofrohen para”- thotë Ambasadori i SHBA, për gjykimin në Apel të masës së sigurisë së Saimirit.
Dmth qeveria, si e interesuar për këtë çështje, bën presion dhe ofron para si të gjithë “të fortët” e “trafikantët ”!
Ky është kulmi i banditizmit!