Nga Dorian Hoxha
Tregu mediatik shqiptar i portaleve brenda dhe jashte Kosoves eshte shtuar jashte mase keto vitet e fundit. Keto media po shihen nga disa si nje mundesi pasurimi, duke harruar profesionalizmin dhe etiken qytetare.
Nga keto, ka edhe Media qe merren me gjobvenie kunder cdo personi me, apo pa pushtet, madje aftesia e tyre prej barbonesh shkon deri aty sa qe gazetare, apo cakenj kockash futen deri ne moralin familjar te individeve, pa marre parasysh se deri ku i lejon ligji dhe etika gazetareske.
Duke qene se keto portale te ketij lloji nuk marrin pergjegjesi jo thjeshte per cilesine mediatike, por shpesh nuk marrin pergjegjesi edhe kur kthehen ne sherbim te grupeve mafioze e kriminale, del ana e tyre mjaft e erret, interesi financiar. Mjafton te sigurojne para, packa se si vijne dhe nga vijne ato para.
Ska rendesi morali, ska rendesi cilesia, ska rendesi pergjegjesia ligjore, ska rendesi meperkembja e te drejtes njerezore te atij,/asaj, per te cilen ti shkruan!
Portale te tilla ndoshta hapen me mbeshtetje te grupeve mafioze apo parave te pista ku burimi i te cilave nuk dihet pse jo te lidhura me segmente te caktuara politike.
Hapja e protaleve te tilla ngjan si ata mafiozet qe i mbjellin shpejt e shpejt parcelat me kanabis dhe i tregtojne per tu bere te pasur ne nje kohe rekord.
Keto portale po krijojne opnione dhe po hedhin ne tregun mediatik mbetje « toksike» vetem me nje kusht te vetem qe te perfitojne sa me shume aty ku munden.
E theksojme kete te fundit pasi ka shume rendesi, sepse ato dexhenerojne e shkojne dero ne gjobvenie ndaj qytetaresh te thjeshte dhe ne nje situate te tille, portalet profesionale shquhen nga keto jo profesionalet dhe gjobevenese duke bere te mundur respektimin e rregullave profesionale dhe etike dhe mbeshtetjen ndaj individeve te sulmuar pa etike profesionale dhe ligjore.
Rasti i mikut tim dhe Insajderi…
Para disa ditesh nje miku im bisnesmen do me tregonte se si ishte shqetesuar nga gazetar i «Insajder» . Sipas tij, gazetari ne fjale nga niveli gazetaresk jo vetem linte shume per te deshiruar, por edhe gjuhen shqipe dhe mjetet e shprehjes se tij i kishte mjaft te varfera!
Ky gazetar, po sipas tij, mesa duket me shume merret me fleterrufe, dhe se duhet te flase me mire turqishten apo serbishten, se sa shqipen, ka shkuar deri aty sa do te publikonte nje shkrim i cili, edhe vete, nuk e dinte se cfare domethenie kishte.
Ndoshta qellimi ishte te gjobiste?! Dy here ai ndryshoi titullin e shkrimit pasi spo gjente sakte si ta pershtaste me mire ate artikull qe dukej, ndoshta i porositur.
Madje ne nje email, ai i kerkonte llogari nje qytetareje pse kjo i kishte shkruar privatisht nje ish shokut te klases, per nje informacion perpara 7 vjetesh.
Menyra se si i drejtohej kesaj qytetareje ishte tipike kamunduese, tendencioze dhe mesjetare sikur kjo qytetare e huaj e kishte per detyre ti jepte llogari ketij gazetari qe me siguri nuk e meriton kete titull te ketij profesioni fisnik.
Shkrimi nuk ka te lidhje me jeten dhe interesin publik, me ndonje pergjegjesi morale apo ligjore, apo ndonje shkelje, por me shume nje email privat brenda kornizave etike midis dy te n johurve te vjeter.
Por ky “gazetari” i “Insajder” i ka dhene vetes te drejten te hyje edhe te pergojoje njerez privat si tia doje qefi, pa ditur qe ka jo vetem pergjegjesi etike por edhe ligjore!
Miku im i cili normalisht ishte prekur nga permendja e emrit ne kete “fleterrufe” do me thoshte se ka zbuluar se cilet qendrojne pas ketij shkrimi dhe se behet fjale per disa mashtrues qe iu kane borxhe shume qytetareve ne Kosove, duke i mashtruar ata, por edhe vete mikun tim bisnesmen. Madje, madje ka edhe nga ata qe merren me punet e shtetit, por qe udhetojne per pune e bisnese private me parate e shtetit.
Kete perjetim kishte edhe miku bisnesmen kur me tregonte, kete histori me portalin Insajder ndaj te cilit vete miku nuk permend emra per te ruajtur etiken qytetare, por qe sigurisht nuk do ta lere pa e proceduar ligjerisht gazetarin qe nuk njeh kufijte etik, moral dhe profesional te detyres se tij.
Sipas mikut tim, e cuditmja eshte se si “Insajderi”, redaksia e tij lejon uljen e nivelit te tille deri aty sa te lejoje nevele te tilla gazetareske qe ligjerisht i paguan titullari demet ne nje vendim gjyqesor.
Ne nje artikull te ardhshem ne do te dokumentojme me shume ne kete drejtim qe me siguri qe do te jene objekt i prokurorise se Kosoves bashke me “gjobvenesit”.
Do te ishte e udhes qe portalet te displinoheshin dhe te kishte nje kod etike,ku ne emer te fjales se lire te mos neperkemben te drejtat e qytetareve ,dhe njekohesisht duhet qe prokuroria e Kosoves te kontrolloje burimet financiare te ketyre portaleve dhe te kontrolloje njerezit qe i menaxhojne apo ata qe qendrojne pas tyre.