Nga Lirim NEZHA
Gjate kesaj javes se fundit,ne media apo rrjete sociale,po perballemi ne menyre krejt inflacioniste me argumentin se PD dhe opozita,permes protestes se te shtunes tenton bllokimin e celjes se negociatave.
Qe politika eshte shpesh spekulative,kjo dihet dhe pranohet deri ne nje fare mase,por qe te spekulohet ne kete fare feje me padijen e ketij populli eshte per te ardhur keq,sikurse eshte detyre e secilit qe njeh vlerat demokratike te nje proteste apo te cdo proteste qe te shkruaje dhe te flase kunderketij spekulimi dizinformues.
Protesta,si nje e drejte demokratike e te gjitha vendeve me demokraci perfaqesuese,nuk eshte gje tjeter pervecse lubrifikanti i demokracise.Eshte pikerisht protesta dhe e drejta per te protestuar ajo qe e ben nje vend dhe nje popull te renditet mes demokracive.
Ndaj te protestohet sot kunder nje qeverisjeje te zhytur ne droge dhe krim,nuk eshte aspak te pengosh integrimin,por ta ndihmosh kete vend qe perpara se te aspiroje te jete pjese e Europes,duhet te respektoje veten,te shkundi supet dhe ta hedhe tej zgjedhen keq qeverisese.Vetem duke patur respekt per veten Europa do te doje te na fute ne familjen e saj.Ndryshe,duke retushuar realitetin per hir te propagandes,jo vetem qe nuk hyjme dot ne Europe,por as e meritojme te hyjme.
Sa me shume te protestoje nje vend dhe nje popull,sa me shume te dyndemi shesheve dhe te kerkojme largimin e qeveritareve te lidhur me kupolen e krimit,aq me prane integrimit jemi.Sepse une besoj se Europa eshte demokratike dhe si e tille do te doje ne familjen e vet nje vend demokratik dhe jo nje vend ku jane kapur nga qeveria te gjitha mediat,nje vend ku qeveria ka kapur prokurorine,nje vend qe nje ish minister e ka ne arrest shtepie nderkohe qe do te duhej ta kishte ne burg e pasardhesi i tij,nje ish hetues i diktatures,e ka vellain e vet te denuar me vendim te formes se prere per trafik narkotikesh.
Europa,me siguri pret te integroje nje Shqiperi te qytetareve dhe jo te bandave,nje Shqiperi ku jetohet dhe jo nje Shqiperi qe zbrazet e zbrazet perdite.
Edhe nese per fatin tone te mire apo per arsye gjeopolitike do te celen negociatat me BE-ne,kjo nuk do te thote aspak se i kemi punet ne vije.Kjo nuk do te thote aspak se Europa eshte pajtuar me qeverine dhe menyren e funksionimit te saj.Nese per fat celen negociatat,kjo do te thote se detyrimet dhe presioni nderkombetar per te pastruar politiken nga krimi vazhdojne te intensifikohen.
Ndaj eshte e udhes qe qytetaret t’i bashkohen protestes se dites se shtune dhe te gjitha protestave ne vijim derisa te kemi nje shtet te shqiptareve dhe jo te trafikanteve dhe hajduteve.
Nese nje komb dhe nje popull ka shpirtin e protestes ndaj te zgjedhurve te vet,atehere do te jete gjithnje e me prane aspiratave europiane.Pikerisht ky eshte argumenti qe duhet te na zgjoje cdo mengjes me nje reagim per ate qe nuk eshte bere si duhet dhe jo frika se ndoshta reagimi qytetar na largon nga Europa.
Nuk ka se si te ngjase,kurrsesi!
Orikum,24.05.2018